×
  • Lajme
  • Lajme / Vazhdimi i seancës

    Qalaj: Nuk kemi votë për Albulena Haxhiun

    Reporteri
    22 Prill 2025 | 13:11

    Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka thënë se deputetët e këtij subjekti politik nuk kanë votë për kandidaten e LVV-së, Albulena Haxhiu.

    Deputeti Qalaj tha se është obligim i Vetëvendosjes që të sigurojnë votat e mjaftueshme për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

    ‘’Veprimi i jonë do të jetë i njëjtë, nuk kemi votë për Albulen Haxhiun, nuk kemi votë për kandidatin e LVV-së. Është obligim i koalicionit fitues në këtë rast LVV-ja të siguroj votat e mjaftueshme për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Çështja e bashkëpunimit midis partive politike ka një histori, LVV-ja ka kohë që i ka shkëputur të gjitha urat e bashkëpunimit me partitë opozitare. Ju e keni parë për katër vite në pushtet se si kemi kaluar me partinë që ka qenë në pushtet”, tha ai për RTV21

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!