Monumenti që është bërë simbol i pavarësisë së vendit, do të lëviz, por jo shumë larg, njofton Klan Kosova.
Zhvendosja e Newborn-it, pritet të bëhet së shpejti, meqë po shihet si rrezik i mundshëm në vendin aktual.
Nga Komuna e Prishtinës bëjnë të ditur se tenderi për këtë punë tashmë është shpallur.
Ndryshe, monumenti i Newborn përballë Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, që tashmë është shndërruar në atraksion turistik është promovuar më 17 Shkurt 2008, në të njëjtën ditë kur Kosova shpalli pavarësinë.
Newborn është monumenti i parë i madh që përkujton pavarësinë e Kosovës. “Newborn” u zgjodh si një fjalë angleze që ka fuqinë për ta përshkruar datëlindjen e një shteti të ri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.