×
  • Lajme
  • Lajme

    “Që jeta jonë mos mu vështirësu ma shumë’”, nesër protestohet sërish kundër shtrenjtimit të rrymës

    Reporteri
    10 Prill 2025 | 17:54

    Ali Sefaj nga iniciativa ”Asnjë Cent më Shumë”, ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë nesër në protestën e dytë që do të zhvillohet kundër shtrenjtimit të rrymës.

    Ai i ftuar në T7 ka ftuar qytetarët që ta ngrisin zërin në mënyrë që jeta në vend të mos vështirësohet më shumë.

    ‘‘I ftoj qytetarët, nesër i madh i vogël me iu përgjigj ftesës për protestë. Kur të merret vendimi me kanë i pranueshëm për krejt akterët. Nesër ne mblidhemi në sheshin Zahir Pajazit. Po ju ftoj me u bashku me e ngrit zërin për një qëllim të përbashkët, që jeta jonë mos mu vështirësua ma shumë që jeta jonë me kanë e përballueshme. Dhe me gjet zgjidhjen e pranueshme për krejt akterët. Nëse jemi në shesh zëri jonë është aq i fuqishëm sa se secili akter që ka me trajtu këtë vendimmarrje arbitrare e që është Gjykata Themelore në Prishtinë ka me pas parasysh kërkesën tonën dhe shkeljet ligjore që i kanë bë këta gjatë procesit”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!