×
  • Lajme
  • Lajme

    Që kur nisi izolimi, AUV ka konfisuar 5 mijë kg mish të prishur

    Reporteri
    11 Maj 2020 | 10:07

    Agjencia Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) që nga përhapja e koronavirusit është mobilizuar që ta ruajë sigurinë ushqimore duke shtuar numrin e inspektimeve në gjithë vendin, ka thënë Lamir Thaçi, zëdhënës në këtë institucion.


    Ai më tej ka sqaruar se asistuar në rastet e iniciuara nga Prokuroria dhe Policia për lokacionet e dyshimta të prodhimit dhe përpunimit të mishit, ku kanë konfiskuar rreth 5 mijë kilogram mish dhe nën produkte të mishit.

    “Gjatë kohës prej kohës kur ka filluar pandemia ne kemi konfiskuar rreth 90 mijë kilogramë produkte ushqimore të ndryshme, kemi asistuar në rastet e iniciuara nga prokuroria e policia e shtetit për lokacionet e dyshimta të prodhimit dhe përpunimit të mishit dhe në këto raste ne kemi konfiskuar rreth 5 mijë kilogram mish dhe nën produkte të mishit dhe njëkohësisht ndaj të gjithëve ne i kemi plotësuar lëndët dhe i kemi asistuar policinë dhe prokurorinë për ndjekje të mëtutjeshme”.

    Ai ka garantuar të gjitha produktet që janë në treg janë duke u monitoruar dhe janë të kontrolluar.

    “…po ashtu gjatë gjithë kësaj kohë përmes inspektorëve ne kemi mbikëqyrë pika tregtare shitëse ushqimore në mbikëqyrje të respektimit të rregullave gjatë shitjes dhe të gjitha produktet që janë në treg janë duke u monitoruar dhe janë të kontrolluar dhe lirisht mund të them që këto produkte deri më tani nuk ka pas asnjë problem sa i përket helmimeve apo raste të dyshimit”.

    “Konfiskimi dhe asgjësimi i produkteve ndodh për arsye të ndryshme kur kemi raste kur vetë palët paraqesin kërkesën në autoritetin tonë në kohën kur ju skadon afati produkteve të tyre po ashtu kemi raste kur ne kemi në zënë në treg produkte ku për arsye të ndryshme kanë qenë të ruajtura në kushte jo adekuate apo me afat të skaduar apo për rrethanat tjera të cilat janë inspektuar nga inspektorët që nuk i plotësojnë kushtet dhe rrethanat”.

    Thaçi ka sqaruar se të ankesat e konsumatorëve janë proceduar dhe kanë marrë të gjitha masat kur është vërtetuar se ka pasur shkelje.

    “Ankesat e konsumatorëve që neve u janë proceduar të gjitha i kemi implimentuar në teren dhe secila ankes ka marr përgjigje dhe ne të gjitha rastet që kemi marr ankesa me dëshmi dhe argumente të gjitha këto adresa janë kontrolluar dhe në secilin rast ku është hasur apo është vërtetuar shkelja e dyshuar ne menjëherë i kemi marr masat”.

    Ai ka bërë të ditur se kanë konfiskuar 81 krerë gjedhe dhe 114 krerë dele e dhi në komunat e brezit kufitar me Serbinë dhe Maqedoninë e veriut.

    “Kontrabanda e kafshëve vjen nga komunat e brezit kufitar me Serbinë dhe Maqedoninë dhe gjatë kësaj periudhe kemi hasur në disa raste të kontrabandës ku janë konfiskuar rreth 81 krerë gjedhe dhe janë konfiskuar 114 krerë delet dhe dhi. Të gjitha gjedhet që janë konfiskuar janë vlerësuar apo është bërë identifikimi nga ana e inspektorëve të Agjencisë dhe Veterinarisë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!