×
  • Lajme
  • Lajme

    Që nga fillimi i pandemisë, afër 60 mijë të infektuar me COVID-19 në Kosovë

    Reporteri
    31 Janar 2021 | 8:05

    Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë, me Covid-19 janë infektuar rreth 60 mijë persona. Prej tyre 1,492 kanë humbur jetën, ndërsa mbi 52 mijë janë shëruar, kurse numri i rasteve aktive është 6 mijë e 231.


    Në njoftimin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, numri total i rasteve pozitive është 59,931 raste nga 231,094 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1,492 raste të vdekjes.

    Në raportin e së shtunës thuhet se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 260 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 52,208 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6,231.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!