×
  • Lajme
  • Lajme

    Që nga muaji shkurt u testuan për COVID-19 mbi 161 mijë kosovarë

    Reporteri
    12 Dhjetor 2020 | 17:31

    Nga data 8 shkurt deri më 12 dhjetor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 161,907 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 46,118, me gjithsej 1,186 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.


    Dymbëdhjetë persona kanë vdekur e 524 raste të reja me coronavirus janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

    Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në 24 orët e fundit janë shëruar 566 persona.

    Rastet pozitive kanë dalë pas marrjes së 1555 mostrave.

    Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 566 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 33.064 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.868.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!