Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, është deklaruar për medie pas takimit me përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.
Hoti njoftoi se janë dakorduar për të gjitha çështjet në kuadër të kontratës kolektive dhe ajo pritet të nënshkruhet sot, shkruan Reporteri.net.
Ai ka bërë të ditur se janë marrë vesh me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës që të paguhet edhe paga e 13-të për mësimdhënësit e arsimit parauniversitar, duke filluar nga viti 2023.
“Jemi pajtuar që të paguhet paga e 13-të duke filluar nga viti 2023 E kemi saktësu pagesën për shujtën dhe transportin. Sot do të nënshkruhet kjo kontratë me disa ndryshime teknike që do të bëhen gjatë ditës. Mendoj që është një momenti i mirë në fushën e arsimit që e rregullon mënyrën e funksionimit të arsimit në vend”, ka deklaruar Hoti.
Ndërkohë, Ministri i Arsimit, Ramë Likaj tha se çështja e pagës së 13’të lidhet ngushë me performancën e mësimdhënësve.
“Paga e 13-të, është e lidhur ngushtë me performancën dhe nëse tregojnë performancë të mirë, mësimdhënësit do ta marrin një pagë të tillë”, ka deklaruar Likaj. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.