×
  • Lajme
  • Lajme

    Qëllohet me armë një person në një pyll në Podujevë

    Reporteri
    01 Maj 2025 | 9:30

    Një person është qëlluar me armë zjarri pas një konflikti në një pyll në fshatin Turuqicë të Podujevës.

    Rasti ka ndodhur dje dhe viktima ka pranuar tretman mjekësor.

    Policia njofton se tashmë janë intervistuar i dyshuari dhe disa dëshmitarë të tjerë.

    “Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se pas një konflikti në pyll ishte qëlluar me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar-pylltar. Ankuesi me dt. 30.04. 2025 ka pranuar tretman mjekësor në QKUK Prishtinë. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari dhe disa dëshmitarë të tjerë. Nga njësiti i hetimeve është konfiskuar arma me 4 fishekë të kalibrit 12 mm. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!