Rreth orës 16:08 në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në afërsi të stacionit policor në Pejë, me armë zjarri është gjuajtur qëlluar në drejtim të një zyrtari policor i cili ishte duke kaluar rrugën.
Rastin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai ka bërë të ditur se zyrtari policor ka shpëtuar pa lëndime.
“Zyrtari policor sapo kishte dalë nga stacioni policor dhe ishte duke kaluar rrugën në zebra, kur nga një veturë është qëlluar dy herë me armë zjarri në drejtim të tij. Për fat të mirë, ai ka shpëtuar pa lëndime.”
Gashi bëri të ditur se i dyshuari është identifikuar dhe është i njohur për policinë dhe se po ndërmerren të gjitha veprimet hetimore për kapjen e tij.
“Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe njësitet relevante. Aty janë gjetur edhe dy gëzhoja”, tha Gashi për Reporteri.net.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.