Një person është plagosur në Prishtinë, rreth orës 17:00. I plagosuri është Luan Maloku, këshilltar i kryetarit të NISMA-s Fatmir Limaj. Të dyshuarit ndodhen në arrati.
Ngjarja ka ndodhur në Veternik. Policia ka konfirmuar rastin për Gazetën Online “Reporteri.net”.
“Rreth orës 17:00 kemi pranuar një informatë për një person të plagosur me arme zjarri në Veternik – Prishtinë. Njësit Policore iu kanë përgjigjur rastit dhe kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes”, thotë Policia.
Tutje, sipas PK-së, i plagosur menjëherë është transportuar në drejtim të QKUK-së, dhe gjendja shëndetësore, sipas stafit mjekësor, është stabile, jashtë rrezikut për jetë.
“Njësitet policore janë duke kryer hetime intensive lidhur ke rastin, përderisa janë edhe në kërkim të të dyshuarit/ve, të cilët janë identifikuar nga ana e Policisë”, tha Policia për Reporteri.net.