×
  • Lajme
  • Lajme

    Qemajl Mustafa jep dorëheqje nga kryetari i degës së PDK-së në Gjilan

    Reporteri
    01 Korrik 2021 | 21:38

    Vetëm dy ditë para Konventës Zgjedhore të PDK-së e cila pritet të mbahet të shtunën e 3 korrikut, një zyrtar i lartë i këtij subjekti ka dhënë dorëheqje nga partia.


    Ai është Qemajl Mustafa, ish-kryetar i Gjilanit nga radhët e PDK-së dhe kryetar i degës së kësaj partie në këtë komunë.

    Dorëheqjen e konfirmoi vet Mustafa për klankosova.tv, duke dhënë edhe disa detaje rreth këtij vendimi.

    Ai ka thënë se dorëheqja e tij erdhi si shenjë respekti ndaj strukturës e sidomos ndaj anëtarësisë së PDK-së në Gjilan.

    Tutje në përgjigjen e tij ai shton se ishte kthyer në këtë subjekt për të kontribuar, por sipas tij ai nuk doli të jetë i duhuri për pjesëmarrësit e degës ku ai drejtonte.

    ”U pa që unë nuk isha profili që mundet me e ndreqë atë degë”.

    ”Qendra ishte shume e pakujdesshme ndaj nesh dhe unë e lirova hapësirën për gjeneratën e mesme që është e mirë nëse duan me u bashku”.

    ”Hoqa dorë edhe për hir të respektit ndaj fitoreve tona të mira në të kaluarën”.

    ”Unë thjesht shkova për t’ju ndihmuar dhe ta rikthejë atë degë por në ndërkohë u pa që as nuk ka interesim qendra e as dega për ta rregulluar punën me Gjilanin dhe me Anamoravën”.

    ”Besoj shumë në gjeneratën e mesme dhe në rininë e Gjilanit e të PDK-së. Ata e rregullojnë trendin në Gjilan patjetër”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!