Qendra evropiane për liri të shtypit ka reaguar për sulmin e mbrëmshëm ndaj gazetarit Valon Syla.
Në një reagim publik, kjo organizatë i ka bërë thirrje autoriteteve në Kosovë që të zhvillojnë hetimet në mënyrë të pavarur duke nxjerrë autorët para drejtësisë.
“Ne dënojmë fuqishëm sulmin ndaj gazetarit Valon Syla, nga të paktën tre persona që e lanë atë të gjakosur dhe me lëndime në kokë. I bëjmë thirrje autoritereve kosovare, që në mënyrë profesionale dhe të pavarur të zhvillojnë hetimet, në mënyrë që autorët të dalin para drejtësisë”, thuhet në komunikatë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.