Qendra Evropiane për Lirinë e Medias ka reaguar në lidhje me deklaratat e deputetit të VV-së, Dimal Basha, i cili dje sulmoi mediat dhe Flutura Kusarin, juriste e medias.
Në reagimin e tyre, ECPMF-ja ka vlerësuar se sulme të tilla janë të papranueshme.
Kjo qendër ka theksuar se një retorikë e tillë nuk do të tolerohet.
“Është krejtësisht e papranueshme që deputeti i Vetëvendosjes të përdor platformën e tij në Kuvendin e Kosovës për të sulmuar mediat dhe anëtarët e shoqërisë civile. Flutura Kusari, një avokate dhe aktiviste e nderuar mediatike, është një kolege e çmuar e ECPMF” – shkruhet në reagimin e tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.