Nga nesër, në Kosovë fillon një hapje graduale e bizneseve dhe mundësive më të mëdha të lëvizjes. Në një plan të përgatitur nga Ministria e Shëndetësisë, faza e parë që fillon nga nesër përfshinë lëvizjen 3 orë në ditë ën dy orare të ndryshme dhe lejim i punës në ndërtimtari, shitje të automjeteve, kompanive të konsulencës, shkruan Reporteri.
Ndërkohë, faza e dytë fillon më 18 Maj që përfshinë hapjen e kafetierive me shërbime take away, dentistëve, tregjeve, tregtia me pakicë si dhe sallonet e ondulimit.
Gjatë fazës së dytë, sipas planit të MSH-së, do të ketë një diskutim për të parë se kur mund të hapën qendrat tregtare, të lejohen ceremonitë fetare dhe parqet. Kjo nuk do të thotë se ato hapen nga maji, po do të bëhet një rivlerësim, për të parë nëse ato mund të hapen sa më herët gjatë këtij viti, shkruan Reporteri.
Në fazën e tretë, pritet një hapje më e madhe. Ajo fillon nga data 1 Qershor dhe kafet dhe restorantet hapen me kushte specifike, me më pak tavolina, dhe me distancë mes klientëve, transporti urban e ndër urban, teatrot dhe aktivitetet sportive po ashtu pritet të hapen gjatë kësaj faqe, pro me kushte sipas gjendjes me pandeminë, transmeton Reporteri.
Gjatë fazës së tretë, Qeveria, me saktë Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet tjera përkatëse, do të ulen ta diskutojnë nëse gjatë këtij viti, verës apo më vonë mund të lejohen dasmat, të hapet aeroporti të lejohen pishinat dhe klubet e natës.
Në një deklarim të para disa ditëve, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se ky vit mund të jetë pa ceremoni të mëdha martesash e ditëlindjesh.
Shumë këngëtarë e kritikuan që në këtë fazë të thuhet e vendoset të mos ketë dasma.
Sipas tyre, sezona fillon në korrik dhe nëse shpallet ndalimi deri tash, pa e ditur se si do të jetë gjendja më vonë, do ta dëmtojë gjithë ekonominë që merret me dasmat, shkruan Reporteri
Por, siç është cekur, në muajin qershor, pra kur fillon faza e tretë, transmeton Reporteri, do të diskutohet nëse do të hapen shpejt gjatë vitit dhe nëse po, me çfarë kushtesh.
Në Kosovë janë shënuar deri më sot 823 raste me coronavirus, prej tyre 336 të shëruar e 22 të vdekur. Ditëve të fundit, ka rënë dukshëm numri që dalin pozitiv gjatë ditës ndërkohë që është rritur ndjeshëm numri I atyre që shërohen. Shumë komuna nga sot nuk janë më as në karantinë. /Reporteri