×
  • Lajme
  • Lajme

    Qëndron Kastrati flet për reformën në arsim në Kamenicë, tregon kur do të përfundojë

    Reporteri
    27 Shtator 2020 | 23:03

    Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka folur në REPORTERI/INTERVISTA për reformën në arsim që ka ndërmarrë në komunën e tij.


    Ai thotë se reformën në arsim nuk e ka filluar kokë me vete, një prej prioriteteve për me zhvillu këtë shoqëri është arsimi.

    “Nuk e kam filluar kokë me vete , një prej prioriteteve për ta zhvilluar shoqërinë është arsimi. Ne i dijmë rezultatet e testit PISA dhe analizat e bankës botërore, po e shohim sa vite mbrapa jemi krahasuar me moshatarët e tyre në vendet e zhvilluara, dhe kemi filluar të angazhohemi në raport me arsimin. Prej statistikave na kanë dalë 7 shkolla i kanë më pak se 5 nxënës pë shkollë, 12 shkolla më pak se 20 nxënës për shkollë, mesatarja mësidhënës me nxënës është 1 me 5 ose 1 me 6, ku në Kosovë synohet të jetë 21.3 edhe pse ne i kemi kushtet pak më mirë, por janë standardet evropiane që jemi munduar t’i përndjekim”.

    “Në këtë aspekt kur e kemi analizuar edhe legjislacionin edhe komunikim me Ministrinë është se edhe shkollimi fillor edhe shkollimi i mesëm është kompetencë ekskluzive edhe e plotë e komunës, madje ish ministri Shyqyri Bytyqi që e njihte më mirë këtë problem thoshte po mundohem të merrem me këtë punë edhe po më duket që vetëm duhet me inicuar procedura ndaj kryetarëve pse nuk po e zbatojnë legjislacionin në fuqi etj. Edhe në atë kohë jemi marrë vesh edhe me Ministrinë e Arsimit, komisionin parlamentar të arsimit, subjektet politike në nivel lokal dhe qendror dhe të gjithë thoshin se është një gjë e domosdoshme dhe duhet bërë dhe ke me pas mbështetjen tonë, ose nuk do t’iu pengojmë. Në këtë aspekt ndryshuan rrethanat, ishin tri sfida: mësimdhënësit çka nëse mbesin pa punë, çka ne e kemi bërë një kontratë, ku ne e kemi bërë një kontratë kolektive, ku asnjë prej mësimdhënëseve nuk mbeti pa punë dhe pa paga, pastaj, transporti na kushtonte shumë më lirë, dhe në 10 raste ku terenet ishin më të vështira kemi subvencionuar prindërit që t’i dërgojnë, dhe e treta ishte nostalgjia ose mentaliteti lokalist që e kuptoj. Për me plotësu, 25 nxënës kanë qenë të vetëm në klasë, 19 klasë me vetëm 2 nxënës, më shumë se gjysma e objekteve shkollore vitin e parë i kanë pasur më pak se 5 nxënës. Nga 29 objekte në këtë faze me reformën synojmë të jenë 10 objekte”, ka thënë Kastrati në REPORTERI/INTERVISTA.

    Ai ka thënë se për të pasur një edukim cilësorë duhet të jenë rreth 20 nxënës për klasë, e jo më pak se 15 nxënës, ndërsa ka treguar se brenda javësh pritet të përfundojë reforma në arsim në komunën e tij.

    “Është çështje javësh që do të zbatohet, është qartësuar dhe besoj që javët në vazhdim do të respektohet plotësisht”, ka thënë Kastrati.

    Ai ka thënë se nuk duhet të kalkulohet elektoralisht kur synim është ndërtimi i vendit.

    “Është dashur guxim dhe i falënderoj ekipin, nuk duhet kalkuluar elektoralisht, por duhet pasur synim ta ndërtojmë këtë vend edhe nëse të kushton ty personalisht elektoralisht”, ka deklaruar ai.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!