Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dega në Kamenicë ka vendosur që më 14 nëntor në balotazh ta mbështesë kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Kadri Rahimaj.
Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Degës së AAK- së në këtë komunë, Faton Jakupi.
“Sot në mbledhjen e Këshillit Drejtues së AAK dega në Dardanë,duke u bazuar në Statutin e saj dhe me shumicë votash, u mor VENDIM, që në garën e balotazhit në zgjedhjet për kryetar të komunës ta përkrahë kandidatin e VV.”, ka shkruar Jakupi.
Kujtojmë që AAK ka bashkë-qeverisur me Qëndron Kastratin. Jakupi është nënkryetar i Komunës./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.