×
  • Lajme
  • Lajme

    Qëndron Kastrati tregon nëse synon sërish postin e kryetarit të Kamenicës

    Reporteri
    27 Shtator 2020 | 20:47

    Qëndron Kastrati është kryetari më i ri i një komune në Kosovë.


    Atij edhe një vit i ka mbetur derisa të mbarojë mandatin e parë si kryetar i Kamenicës.

    Ndërsa zgjedhjet lokale në vendin tone do të mbahen vitin e ardhshëm, Kastrati e ka lënë mundësinë që të kandidohet sërish, por ka thënë se brenda javësh do të vendosë përfundimisht.

    Kastrati në REPORTERI/INTERVISTA ka thënë se detyrën e kryetarit të komunës nuk e sheh si privilesh, por si detyrë për t’iu shërbyer qytetarëve.

    Ai ka thënë se nëse mendon se duhet të vazhdojë tutje, do t’iu ofrohet qytetarëve, por se vendimin final do ta marrë brenda javësh.

    “Jam prej atyre që e merr detyrën e kryetarit jo për privilegje, por detyrat që të jepen dhe në raport me atë që kam me dhanë për qytetarët e Kamenicës. Nëse arrijë me i përfundu gjatë mandatit nuk kam nevojë me vazhduar tutje, por nëse është e domosodshme të vazhdohen (punët) më tutje, të paktën çka më takon mua të bëjë është të afrohem prapë dhe janë qytetarët ata që vendosin për një gjë të tillë. I kemi edhe një vit e 3 muaj dhe në konsultim me tjerët besoj se është çështje javësh të marrë një vendim të tillë”, ka thënë Kastrati.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!