×
  • Lajme
  • Lajme

    Qëndruan në lokal gjatë orës policore, suspendohen tre policë në Pejë

    Reporteri
    13 Dhjetor 2020 | 13:32

    Inspektorati Policor i Kosovës ka suspenduar dy policë praktikantë në Pejë, pasi nuk kanë respektuar masat anti-Covid dhe janë parë duke qëndruar në një lokal pas orarit të lejuar. IPK ka suspenduar edhe mbikëqyrësin e tyre.


    Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

    “Pas publikimit të një qytetari, policët nuk e kanë respektuar orarin dhe ndaj të njëjtëve, me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës, është marrë vendimi për suspendim. Vlen të ceket se policët e suspenduar janë praktikantë. Më pastaj është suspenduar edhe mbikëqyrësi i tyre”, ka deklaruar Rugova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!