×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeni endacak kafshon fëmijën në Ferizaj, i shkakton lëndime në këmbë

    Reporteri
    03 Prill 2021 | 11:11

    Një fëmijë është sulmuar sot nga qentë endacakë në orët e mëngjesit në Ferizaj.


    Siç ka deklaruar një qytetar i Ferizajt, rasti ka ndodhur sot rreth orës 08:00 në Rrugën “Gursel e Bajram Sylejmani”.

    “Qeni e ka sulmuar fëmijën nga prapa dhe e ka kafshuar në këmbë. Falë intervenimit të qytetarëve, të cilët e larguan qenin, fëmija ka shpëtuar nga më e keqja”, ka deklaruar qytetari për Telegrafin.

    Në fotot e bëra nga ky qytetar shihet fëmija me plagën në këmbë të shkaktuar nga kafshimi i qenit.

    Sulmet e qytetarëve nga qentë endacakë janë bërë përditshmëri në vendin tonë. Ndërsa, institucionet e Kosovës po vazhdojnë ta neglizhojnë këtë çështje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!