×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeni sulmon disa zyrtarë policorë, njëri prej tyre e qëllon dhe e vret

    Reporteri
    23 Qershor 2020 | 10:34

    Një polic në fshatin Bllacë, të Suharekës ka vrarë një qen me armën zyrtare, pasi që ai ishte futur në oborrin e një familje.


    Në raportin 24 orësh, Policia ka njoftuar se dje një qytetar nga fshati Bllacë në Suharekë, ka kërkuar ndihmë në polici pasi një qenë endacak është futur në oborrin e tij dhe ata kanë frikë.

    Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe qeni ka sulmuar edhe zyrtarët policor pastaj një polic ka shtënë në drejtim të tij dhe e ka vrarë qenin.
    Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë përkatëse dhe IPK’ja.

    Raporti i plotë nga Policia e Kosovës:

    Fsh. Bllac Suharekë, 22.062020 – 20:10. Një qytetar ka kërkuar ndihmë në polici pasi një qenë endacak është futur në oborrin e tij dhe ata kanë frikë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe qeni ka sulmuar edhe zyrtarët policor pastaj një polic ka shtënë në drejtim të tij dhe e ka vrarë qenin. Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë përkatëse dhe IPK-ja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!