Ka vazhduar në rrjete sociale përballja e deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, e cila nisi pasi Hoti hodhi disa kritika në drejtim të ministrit Peci duke thënë se ka rritje të importit të produkteve bujqësore në Kosovë.
Ndaj tij u përgjigj vetë ministri, duke ia dhënë epitetin “manipulant” deputetit të LDK-së, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
Mirëpo ky i fundit ka reaguar sërish ndaj Pecit, duke e kritikuar për gjuhën e përdorur, dhe duke i thënë se po tenton t’i mashtrojë qytetarët me statistika.
“Qenka nxehur z.Peci. I paskan djegur shifrat zyrtare që i kam publikuar në mëngjes. I fortë është në zanatin e tij të sharjeve ndaj kundërshtarëve politik, në veçanti të atyre nga shtëpia e tij e vjetër politike. E vërteta dhemb, por e çliron njeriun. Mashtrimet nuk kalojnë. Mos u ngut. Sharjet nuk t’i kam borxh as unë dhe as partia ime”, shkroi Hoti në Facebook.
Në fund, Hoti ia parashtroi edhe një pyetje Pecit, para takimit të Kurtit me Vuçiqin në Bruksel.
“Me këtë rast, dëshiroj të të pyes: Çfarë po bëni të hënën në Bruksel? A kalon apo nuk kalon…. ZAJEDNICA?!”, shkroi ai. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.