×
  • Lajme
  • Lajme

    Qentë endacak ndjekin një fëmijë në Prishtinë, shikoni si për pak i shpëton më të keqes

    Reporteri
    14 Maj 2019 | 23:04

    Qentë endacak vazhdojnë të paraqesin rrezik për qytetarët, e veçanërisht për fëmijtë.


    Një fëmijë sot fatmirësisht ka shpëtuar lehtë nga disa qenë që e kanë ndjekur.

    Ai ka nisur të vrapoi në mes të ditës, ndërsa një trumë qenësh i janë vënë pas, shkruan Reporteri.net.

    Ky rast që ka mundur të jetë me pasoja fatale për fëmijën ka ndodhur afër Bibliotekës Kombëtare, ndërsa video është publikuar nga faqja “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë”.

    Kujtojmë se jo pak raste kanë ndodhur që fëmijët janë lënduar nga qentë endacak.

    Ndërsa rreziku prej tyre është i përditshëm pasi qenë endacak ka thuajse në çdo lagje të Prishtinës, organet gjegjëse vazhdojnë të bëjnë gjumë dhe të mos marrin kurrfarë masash./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!