×
  • Lajme
  • Lajme

    Qentë endacak po sulmojnë edhe qytetarët në Mitrovicë, shikoni si i vërsulen një të moshuari

    Reporteri
    17 Nëntor 2020 | 14:30

    Qentë endacak po vazhdojnë të paraqesin problem serioz për qytetarët e të gjitha komunave.


    Në mungesë të trajtimit adekuat të tyre nga komunat, qentë endacak janë shpërndarë nëpër të gjitha qytetet.

    Së fundmi endacakët e kanë sulmuar një qytetar në qytetin e Mitrovicës, konkretisht në parkun Fehmi dhe Xhevë Lladrovci te ‘Ura e Gjakut’.

    Një lexues i Gazetës Online “Reporteri.net” ka dërguar një video në redaksinë tonë teksa shihen qentë e tërbuar që për pak se nuk e kafshojnë një vajzë të moshuar i cili kishte dalë për lëvizje.

     

    Qytetari që ka dërguar videon ka shprehur shqetësimin se në këtë pjesë të qytetit qentë endacak janë bërë shqetësim i madh për qytetarët, e në veçanti për fëmijët. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!