×
  • Lajme
  • Lajme

    Qerkini: Nëse provat kanë rrjedhur nga Specialja, duhet të dorëhiqet Kryeprokurori

    Reporteri
    22 Shtator 2020 | 18:29

    Avokati Artan Qerkini ka folur në lidhje me mundësinë e rrjedhjes së provave nga ana e Gjykatës Speciale.


    Qerkini ka theksuar se në rast se vërtetohet se provat kanë rrjedhur nga Zyra e Prokrurorit duhet të ketë dorëheqje.

    “Nëse vërtetohet, nëse hetimet e vërtetojnë se provat kanë rrjedh nga Gjykata Speciale dhe Dhomat e Specializuara, Zyrës së Prokurorit, atëherë jo zëvendës prokurori, por kryeprokurori duhet të jep dorëheqje. Sepse është cenim i integritetit të procedurave dhe besueshmërisë së provave”, ka deklaruar juristi.

    Qerkini tutje ka sqaruar se nëse bëhet publikim i dokumenteve konfidenciale, dikush mund të marrë edhe përgjegjësi penale.

    ‘’Ekziston një rregullore për ruajtjen e dokumentit konfidencial, aktakuza është dokument konfidencial derisa e njëjta të konfirmohet dhe t’i dorëzohet të pandehurit. Është e padrejtë dhe e pazakontë që i pandehuri të informohet për aktakuzë përmes mediave. Kështu dikush të marrë përgjegjësi, madje edhe përgjegjësi penale, pasi ai person që ka për detyrë të ruaj dokumentacion të klasifikuar nuk e ka kryer mirë punën’’, tha Qerkini në Frontal.

    Por, ai saktësoi se për të pasur përgjegjësi penale ndonjë person i punësuar në Dhomat e Specializuara, duhet të jetë përgjegjës për daljen e provave.

    Nëse këto prova kanë dalë prej Prokurorisë Serbe, sipas Qerkinit zyrtarët e Dhomave të Specializuara nuk do të marrin përgjegjësinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!