×
  • Lajme
  • Lajme / Hagë

    Qerkini: ZPS ka ndërprerë hetimet ndaj Sylejman Selimit

    Reporteri
    13 Shkurt 2025 | 15:50

    Avokati Artan Qerkini ka thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka ndërprerë hetimet ndaj ish-Komandantit të Zonës Operative të Drenicës dhe ish-komandanti i përgjithshëm i UÇK Sylejman Selimit, shkruan Reporteri.net.

    Në njoftim thuhet se ky është një fakt shtesë mbi pastërtinë e luftës së UÇK-së.

    “Me krenari ju njoftojmë se klienti ynë Gjenerali Sylejman Selimi triumfon në Hagë—ZPS ndërpret hetimet ndaj tij!”, thuhet në njoftim.

    ZPS nuk ka lëshuar ende ndonjë njoftim për këtë çështje.

    Selimi ka dëshmuar për katër ditë me radhë në Hagë, në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK’së.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!