Deputeti i Vetëvendosjes, Hydajet Hyseni Kaloshi, sot në Kuvend ka recituar një poezi. Recitimi i poezisë erdhi pasi ai bëri një analogji me kohën e viteve të 90-ta.
Sipas tij, “vogëlushët” sikur në vitet e 90-ta, po nxiten të recitojnë poezi patriotike.
“Zhurmë shumë, për pak. Kalim i temash që s’kanë lidhje me temën, mund të na kujtojnë njëfarë mënyre një… nëse ju kujtohet në vitet 90’, vogëlushët që nxiteshin të recitojnë poezi patriotike, pak të zjarrta, shpesh e recitonin një poezi të fëmijëve të vegjël”, tha ai pak më parë në Kuvend.
“Qesh i vogël e u rrita, në prehën të nënës u mërzita”, “edhe për të dalë tek ajo tjetra”, vazhdoi Hyseni Kaloshi.
“…E ku deshta unë me qit, rrnoftë Kosova Republikë”, përfundoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.