Qeveria e Kosovës po mban sot mbledhjen e radhës, ku në rend të ditës ka disa pika.
Në këtë mbudhje është miratuar shqyrtimi i Propozim-vendimit për themelimin e “Këshillit te Eksperteve për Dialog me Serbinë”, shkruan Reporteri.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj ka thënë se Këshilli i Ekspertëve për Dialog me Serbinë si zyrë e veçantë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit bën analiza specifike dhe e këshillon kryeministrin dhe Qeverinë për çështjet e dialogut me Serbinë sipas temave që do të diskutohen.
Në krye të këtij Këshilli do të jetë Koordinatori Shtetëror për Dialog i cili njëkohësisht është edhe këshilltar i kryeministrt. /Reporteri
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.