×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria: Albin Kurti do të shkojë për vizitë në Bruksel

    Reporteri
    26 Prill 2021 | 15:02

    Zëdhënës i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka konfirmuar takimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Bruksel, i cili do të shkojë për një vizitë dy-ditore.


    Kryeziu tha se Kurti do të takohet me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli, si dhe presidentën e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

    Ai do të takohet edhe me shefin e Diplomacisë Evropiane, Josep Borrell.

    “Shfrytëzoj rastin të ju njoftoj për vizitën e kryeministrit në Bruksel. Ai do të udhëtoj të martën dhe do të ketë një vizitë dyditore. Do të ketë takime të rëndësishme. Me presidentin e PE dhe KE, përfaqësues e lartë Borred dhe komisonerë të tjerë. Ai do të takojë edhe kryeministrin e Belgjikës.

    Kurti do të jetë bashkë me zv.kryeministrat Bislimi dhe Gërvalla”, u shpreh ai.

    I pyetur për vizitën e Kurtit dhe votimin në Shqipëri, Kryeziu ka thënë se kryeministri e ka shfrytëzuar të drejtën e vet për votuar.

    “Për kryeministrin Kurti Shqipëria ka një vend të veçantë. Kritika për të më shumë ka të bëjë me bindjet e tij sesa me veprimin e tij sepse edhe shumë qytetarët e tjerë u bënë pjesë e votimit atje”, ka shtuar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!