×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria aprovon planin për nisjen e vitit të ri shkollor

    Reporteri
    26 Gusht 2020 | 17:00

    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar propozim vendimin e ministrit të Arsimit,Ramë Likaj, për hapjen e shkollave më 1 shtator.


    Mësimi do të mbahet në tri faza.

    “Vendimet për fillimin e vitit shkollor mund ta bëjmë menjëherë nëse aprovohet ky master-plan. Fillimisht bëhet në tri faza, duke filluar nga data 1 shtator. IKSHPK-ja na ka thënë se është e pamundur të bëhen plane afatgjate dhe ne kemi bërë që pajisjet dezinfektuese të jenë në secilin objekt shkollor. Nuk mund të bëjmë plane më shumë se 12 javë”, tha Likaj

    Mirëmbajtja e shkollave do të bëhet sipas rekomandimeve të IKSHPK’së.

    Ndërkaq, janë ndarë rreth 9 milionë euro për realizimin e master-planit.

    Mësimi në Kosovë është ndërprerë në fillim të muajit mars kur nisi shfaqja e rasteve të para të coronavirusit. Mësimi është zhvilluar online deri në përfundim të vitit shkollor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!