20 vjetori i ndërhyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë do të shënohet me aktivitete të shumta.
Përgatitjet veçse kanë filluar. Edhe qeveria ka vendosur një baner të madh në objektin e saj në shenjë falënderimi.
Falënderimi i dedikohet NATO-s dhe Amerikës për ndërhyrjen 20 vite në Kosovë.
“Thank you” është mbishkrimi që mban një baner i gjatë. Ajo përveç në anglisht është shkruar edhe në disa gjuhë të tjera, shkruan Reporteri.net.
Këtë e konfirmoi edhe presidentja Atifete Jahjga sot në një konferencë për media.
Ajo tha se Clinton dhe ish- Sekretarja e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright do t’i bashkëngjitet popullit të Kosovës në shënimin e 20-vjetorit të lirisë.
Të dy do të mbajnë fjalim në Tubimin Qendror për shënimin e kësaj dite.“Shënimi i 20 vjetorit është iniciativë e 4 presidentëve të Kosovës, Hashim Thaçi, Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli dhe e imja. Iniciativa është përkrahur nga Qeveria që me 26 mars ka krijuar këshillin organizativ të Shënimit të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë”, tha Jahjaga. /Reporteri.net/.