×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria e emëron tezaken e presidentes Osmani në Agjencinë e rëndësishme në Ministrinë e Faton Pecit

    Reporteri
    22 Shkurt 2023 | 11:23

    Venera Çerkini është votuar në në pozitën e Drejtoreshës Ekzekutive në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë.

    Emërimit të saj në këtë pozitë ia ka dhënë dritën e gjelbër Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, shkruan Reporteri.net.

    Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla tha se për këtë pozitë ishin gjithsej 15 kandidatë, derisa tre prej tyre u vlerësuan mbi pragun prej 70 përqind. Në fund për këtë pozitë është propozuar Venera Çerkini, për çka votuan për të gjithë anëtarët e Qeverisë.

    “Më lejoni të ju informoj për procesin e emërimit të drejtorit ekzekutiv në Agjencinë  për Zhvillimin e Bujqësisë. Për pozitën drejtor ekzekutiv në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, kanë aplikuar 15 kandidatë, nëntë prej të cilëve kanë hyrë në listë të ngushtë. Pas vlerësimit profesional nga komisioni shtetëror i pranimit, kandidatët fitues që janë vlerësuar mbi pragun prej  70 përqind të pikëve janë: Venera Qerkini, Menderz Ibra dhe Lebibe Haliti. Në pajtim me dispozitat ligjore për zyrtarët publikë dhe pas përzgjedhjes nga Ministri i Bujqësisë, në cilësinë e mbikëqyrësit të drejtëpërdrejtë, propozoj emërimin e zonjës Venera Qerkini  për këtë pozitë, për një mandat 4 vjeçar”, tha Sveçla në mbledhjen e Qeverisë.

    Venera Çerkini, është vajza e tezes së Presidentes Vjosa Osmani.

    Kjo Agjenci, funksionon në kuadër të ministrisë së udhëhequr nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!