×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, merr tri vendime

    Reporteri
    14 Mars 2025 | 9:30

    Qeveria e Republikës së Kosovës mbrëmë ka mbajtur  një mbledhje elektronike.

    Në këtë mbledhje ekzekutivi ka marrë tri vendime.

    Përmes një njoftimi për media bëhet e ditur se në mbledhje është aprovuar “Udhëzimi Administrativ për Masat e Veçanta për Regjistrimin e Pronës së Paluajtshme të përbashkët në emër të dy bashkëshortëve”.

    Po ashtu siç bëhet e ditur në njoftim është ndryshuar dhe plotësuar vendimi i Qeverisë me të cilin ka emëruar Komisionin Ad hoc për vlerësimin profesional për pranim në pozitën e lartë të kategorisë drejtuese: “Kryeinspektor Shëndetësor në Inspektoratin Shëndetësor”.

    “Sipas këtij ndryshim plotësimi, anëtari Avni Kastrati, Drejtor Ekzekutiv i ASK-së, zëvendësohet me Anita Kalanderin, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë”, thuhet në njoftim.

    Tutje në njoftim thuhet se është ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë Nr.05/251 të datës 12 mars 2025, me të cilin është emëruar Komisioni Ad hoc për vlerësimin profesional për pranim në pozitën e lartë të kategorisë drejtuese: “Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale”.

    “Sipas këtij ndryshim plotësimi, anëtari Avni Kastrati, Drejtor Ekzekutiv i ASK-së, zëvendësohet me Anita Kalanderin, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Rrporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!