Qeveria e Kosovës ka ndarë gjysmë milion euro për Republikën e Shqipërisë si ndihmë pas tërmetit të fuqishëm që ka ndodhur sot atje.
Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ka thënë në mbledhjen e sotme të Qeverisë se ka komunikuar për krerët shtetërorë nga Shqipëria dhe më pastaj janë ndërmarr veprimet e nevojshme, si dërgimi i Ushtrisë dhe Policisë.
“Jemi thellësisht të prekur nga tragjedia në Shqipëria. Lutjet e popullit tonë janë me qytetarët e Shqipërisë, me bashkëkombësit tanë. Kemi shpreh gatishmërinë që t’i dalim ndihmë, kemi mobilizuar ekipet e FSK-së dhe PK, institucionet e tjera të sigurisë të nisin procedurat për intervenim. Kemi angazhuar ekipe si nga Trepça, Miniera e Artanës, KEK-njësinë e zjarrfikësve. I kam autorizuar të gjitha kompanitë e mirëmbajtjes që të nisën për Shqipëri”, tha Haradinaj para kabinetit qeveritar, shkruan Reporteri.net.
Ministri në detyrë i Financave, Bedri Hamza ka thënë se vlera e mjeteve si ndihmë për Shqipërinë merren nga shpenzimet e paparashikuara.
Kujtojmë se Shqipëria gjatë ditës së sotme është goditur nga një tërmet i fuqishëm, duke lënë 15 të vdekur, qindra të lënduar dhe shumë dëme materiale. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.