Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur virtualisht ka emëruar Kryeinspektorin e Inspektoratit të Punës.
Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media ka njoftuar se Kryeinspektori i ri është Hekuran Nikçi i cili do të ketë mandat katër vjeçar.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar tri vendime.
Me vendimin e parë të miratuar në mbledhjen e sotme, me propozimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, është emëruar Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës në Republikën e Kosovës. Sipas vendimit, z. Hekuran Nikçi është emëruar në këtë pozitë për një mandat katër vjeçar. Kryeinspektori i emëruar sipas këtij vendimi do të kryejë detyrat dhe funksionet e përcaktuara me Ligjin për inspektoratin e punës”, thuhet në komunikatë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.