Kryeministri i Republikës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka bërë të ditur se do të formohet një komision shtetëror për çështjen e koronavirusit, shkruan Reporteri.net.
Komisioni sipas kryeministrit Kurti ka për detyrë të menaxhojë përhapjen e koronavirusit përfshirë edhe respektimin e ligjit. Kurti ka thënë se të gjitha bizneset si farmacitë e të tjera që ofrojnë produkte ushqimore e higjienike udhëzohen të operojnë sipas legjislacionit në fuqi dhe të mos abuzojnë me çmime.
“Komisioni do të mbikëqyrë punën e të gjitha institucioneve relevante që janë në kompetencë të qeverisë. Komisioni siguron që materialet të shpërndahen në të gjitha komunat, të përgatiten objektet për personat e prekur”, ka thënë Kurti.
Kurti po ashtu ka kërkuar që bizneset të kryejnë punën me përgjegjësi dhe të mos abuzojnë me çmime.
Komisioni i raporton kryeministrit në baza ditore.
Kurti ka thënë se me me këtë përbërje të komisionit Qeveria ka dëshmuar edhe një herë se sa seriozisht e merr këtë situatë të vështirë duke pasur parasysh përhapjen edhe në botë dhe Evropë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.