×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria formon Komisionin për koronavirusin: Paralajmërohen të gjithë ata që abuzojnë me çmime

    Reporteri
    12 Mars 2020 | 16:10

    Kryeministri i Republikës, Albin Kurti  në mbledhjen e Qeverisë ka bërë të ditur se do të formohet një komision shtetëror për çështjen e koronavirusit, shkruan Reporteri.net.


    Komisioni sipas kryeministrit Kurti ka për detyrë të menaxhojë përhapjen e koronavirusit përfshirë edhe respektimin e ligjit. Kurti ka thënë se të gjitha bizneset si farmacitë e të tjera që ofrojnë produkte ushqimore e higjienike udhëzohen të operojnë sipas legjislacionit në fuqi dhe të mos abuzojnë me çmime.

    “Komisioni do të mbikëqyrë punën e të gjitha institucioneve relevante që janë në kompetencë të qeverisë. Komisioni siguron që materialet të shpërndahen në të gjitha komunat, të përgatiten objektet për personat e prekur”, ka thënë Kurti.

    Kurti po ashtu ka kërkuar që bizneset të kryejnë punën me përgjegjësi dhe të mos abuzojnë me çmime.

    Komisioni i raporton kryeministrit në baza ditore.

    Kurti ka thënë se me me këtë përbërje të komisionit Qeveria ka dëshmuar edhe një herë se sa seriozisht e merr këtë situatë të vështirë duke pasur parasysh përhapjen edhe në botë dhe Evropë.  /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!