Qeveria Hoti ka mbajtur sot mbledhjen e dytë të rregullt.
Në këtë mbledhje është votuar që të shfuqizohen vendimet përmes së cilave është vendosur masa e reciprocitetit me Serbinë.
Kryeministri Hoti ka thënë se me këtë vendim janë hequr të gjitha kufizimet për dialog si dhe janë përmbushur kërkesat e miqve ndërkombëtare, shkruan Reporteri.
Ai në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë është shprehur se presin që edhe pala serbe t’i heq pengesat në mënyrë që vazhdohet dialogu.“Kemi marrë një vendim të rëndësishëm për heqjen e pengesave për vazhdimin e dialogut”. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.