×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria Hoti mblidhet nesër në orët e hershme të mëngjesit, nuk dihet arsyeja

    Reporteri
    06 Dhjetor 2020 | 18:22

    Qeveria e Kosovës do të mbajë nesër mbledhjen e radhës.


    Mbledhja pritet të nis në ora 08:30, teksa nuk është bërë e ditur tema kyçe.

    Mbetet të shihet nëse një ndër temat do të jetë lidhur me masat anti-Covid.

    Ditë më parë qeveritarët u mblodhën për të diskutuar për masat e reja, por vetëm u bën thirrje qytetarëve e bizneseve t’i respektojnë ato.

    Pas kësaj mbledhje, kryeministri i vendit, Avdullah Hoti do të marr pjesë në vënien e gurthemelit të ShFMU ‘Tre Dëshmorët’ në Vrajakë-Bratotin të komunës së Rahovecit.

    Ky aktivitet pritet të nis në ora 11:00. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!