×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria i dha leje për Pashkë, Petkoviq nga Deçani shkon në Gjilan

    Reporteri
    16 Prill 2023 | 23:17

    Drejtori i të ashtuquajturës “Zyre për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, pas Deçanit ka shkuar edhe në Gjilan për të vizituar disa qytetarë serbë për festën e pashkëve ortodokse.

    Petkoviq e ka marrë lejen prej institucioneve të Kosovës për këtë vizitë.

    Përkundër kësaj, ai ka propaganduar vazhdimisht, madje duke thënë se ”serbët e Kosovës e kanë president Aleksandër Vuçiqin”.

    ”Vetëm me shpirt skuadre, mund t’i përgjigjemi të gjitha sfidave”, ka shkruar Petkoviq në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!