×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria i ndan 3.5 milionë euro Trepçës, Kurti premton rikthimin e terminalit doganor

    Reporteri
    20 Maj 2020 | 15:03

    Qeveria e Kosovës ka ndarë 3.5 milionë euro Ndërmarrjes Trepça, si mënyrë e subvencioneve, për pagesat e punëtorëve dhe kryerjen e obligimeve të tjera.


    Këtë e ka bërë të ditur Kryeministri në detyrë Albin Kurti, gjatë vizitës në këtë ndërmarrje. Ai më tej ka shtuar se pas subvencionit, Trepçës do t’i shtohet edhe terminali doganor.

    “Qeveria e Kosovës ka ndarë një subvencion prej 3.5 milionë euro në mënyrë që Trepça ti paguaj pagat e 9unëtorëve dhe obligimet e saja”, tha Kurti.

    “Në anën tjetër terminali doganor i cili ka qenë këtu nga vitit 2002 deri 2013 të kthehet dhe ashtu të siguroj të hyrat për Trepçën. Padrejtësisht Trepçës iu është marrë terminali doganor në vitin 2013 dhe ne duam që kjo korrigjohet”, tha Kurti , raporton Ekonomia Online.

    “Ne bashkëndjejmë me kryeshefin me udhëheqësit dhe me punëtorët e saj meqenëse në bursën ndërkombëtare kanë rënë çmimet e metalit për shkak të pandemisë COVID-19”, tha ia raporton EO.

    “Sido që të jetë prodhimi në Trepçë ka një rritje të lehtë dhe ne dëshirojmë që më të ardhmen të shtohet prodhimi dhe të shtohet produktiviteti”, tha Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!