×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria ia huq me përkthimin e komunikatës së Zyrës së Merkelit

    Reporteri
    08 Qershor 2020 | 17:42

    Qeveria e Kosovës ka nisur një komunikatë pas bisedës së sotme ndërmjet kryeministrit Avdullah Hoti dhe kancelares gjermane, Angela Merkel ku thuhet se, ajo si sfidë ka listuar edhe “ndryshimet kushtetuese”.


    Mirëpo, në komunikatën e Zyrës së kancelares, thuhet se ajo ka kërkuar nga Hoti reforma në fushën e sundimit të ligjit, raporton portali koha.net.

    Fjala “Rechtsstaatliche”, përkthyer në gjuhën shqipe i bie sundim i ligjit ose shtet ligjor, kurse Qeveria e ka përkthyer këtë si ”reformë kushtetuese”.

    Ndryshimet kushtetuese bëhen nga Kuvendi. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!