×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria ia ndalon hyrjen në objekt një zyrtareje të Arkivit, nuk tregohet arsyeja

    Reporteri
    14 Qershor 2022 | 12:24

    Autor: Linda Ibrahimaj


    Një zyrtareje të Arkivit në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës i është ndaluar hyrja në objektin e Qeverisë së Kosovës.

    Qysh të enjten e kaluar (9 qershor 2022) Qeveria ia ndaloi hyrjen në objekt Fiona Ukës, punonjëse e Arkivit në ZKM, deri në një njoftim tjetër të radhës.

    Kështu thuhet në email-in e Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në Qeverinë e Kosovës, të siguruar nga Gazeta Online Reporteri.net.

    “Të nderuar, në emër të zv. SP kërkojmë nga ju që, nga sot, e enjte, me 09.06.2022, znj. Fiona Uka, punonjëse e Arkivës së ZKM, t’i ndalohet hyrja në objektin e Qeverisë, deri në njoftimin e radhës. Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj”, thuhet në email-in që Gazeta Online Reporteri.net e ka siguruar.

    Gazeta Online Reporteri.net ka kërkuar nga Zyra e Kryeministrit të dijë arsyen e ndalimit të futjes në objekt të Fiona Ukës, por që të njëjtit deri tani nuk nuk kanë kthyer përgjigje. As në dokumentin që i ndalon asaj hyrjen në objekt nuk jepet arsyetim për këtë mas ndaj saj.

    Fiona Uka, po javën e kaluar kishte publikuar një fotografi në rrjete sociale, që më pas ishte shpërndarë në media, ku shihej në një pozë jo të përshtatshme brenda objektit të Qeverisë, por që e njëjta më pas bëri një reagim ku nuk pranoi se ishte vetë ajo në atë fotografi.

    Gazeta Online Reporteri.net gjithashtu ka provuar të kontaktojë edhe me zyrtaren në fjalë por që e njëjta në momentin që i është bërë pyetja lidhje me ndalimin e hyrjes në objektin e Qeverisë, nuk i është përgjigjur mesazheve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!