×
  • Lajme
  • Lajme / Mbledhja e ekzekutivit

    Qeveria iu ndan komunave 15 milionë euro për t’i mbuluar pagat në arsim

    Reporteri
    27 Nëntor 2024 | 14:50

    Qeveria e Kosovës ka ndarë 15 milionë euro  për komunat për të mbuluar pagat në sektorin e arsimit.

    Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.

    “Shuma në vlerë prej 20 milionë e 27 mijë euro është deklaruar si kursime nga organizatat e ndryshme buxhetore, ndërkaq për ndarje mjetet do të shfrytëzohen në rreth 15 milionë euro për të mbuluar minuset e pagave në organizatat buxhetore që janë kryesisht komunat.

    Qeveria me këtë rast po iu del në ndihmë komunave të cilat nuk kanë arritur që të sigurojnë mjetet e tyre për të mbuluar pagat që kryesisht janë në sektorin e arsimit”, tha Murati.

    Ky vendim vjen pak javë pasi punonjësve arsimorë në disa komuna nuk u ishin ekzekutuar pagat.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!