×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria jep 57 mijë euro për shërbëtorët e familjes Rugova

    Reporteri
    07 Maj 2019 | 11:52

    Gjatë ditës së sotme është mbajtur mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës.


    Kabineti qeveritar në mbledhjen e rregullt  ka miratuar propozim-vendimin për ndarjen e mjeteve financiar prej 57 mijë eurosh për pagesën e punonjësve me kontrata për shërbime të veçanta në rezidencën presidenciale “Ibrahim Rugova”, shkruan Reporteri.net.

    Paratë janë dhënë me arsyetimin e pagesës së “punonjësve me kontrata për shërbime të veçanta” në këtë rezidencë.

    Gjatë vitit të kaluar Ministri i Financave, Bedri Hamza deklaroi se “e kemi obligim” për t’i ndarë këto mjete dhe se kjo shumë e parave ndahet nga rezervat e shtetit dhe pagesa bëhet përmes MKRS-së.

    Presidenti Ibrahim Rugova ka vdekur në janar të vitit 2006 ndërsa në rezidencë jetojnë familja e ngushtë e tij./Reporteri.net

     

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!