Qeveria e Kosovës u ka uruar mirëseardhje mërgimtarëve, derisa i ka njoftuar edhe për disa të reja.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, Qeveria ua ka bërë me dije mërgimtarëve se mund ta bëjnë online pagesën e policës kufitare dhe se kostoja e saj do të mbulohet edhe sivjet nga Qeveria.
Ata janë njoftuar edhe për kalimin e lehtësuar në pikat kufitare me Shqipërinë – pa kolona e ndalesa.
Tutje, u është bërë me dije se tash mund të aplikojnë online për nxjerrjen e dokumenteve në platformën E-Kosova dhe se do të ketë shërbime të Telekomit në të gjitha hyrjet për në Kosovë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.