Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën për t’ia dërguar presidentit për autorizimin e Ministrisë së Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë me Bankën Botërore për financimin e “Projektit emergjent Covid-19 për Kosovën”.
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, njoftoi se kredia do të jetë pesë vjeçare e cila do të ndihmojë në mbulimin e Pakos Emergjente të mbetur dhe shpenzimeve, përfshirë edhe familjet që nuk kanë asnjë të ardhur.
“Pjesa e kredisë do t’iu adresohet pakos emergjente të mbetur dhe familjeve që nuk kanë asnjë të ardhur dhe mbulimin e shpenzimeve. Kjo kredi do të jetë 5 vjeçare. Rekomandim nga presidenti që të nënshkruaj këtë kredi, kërkoj mbështetje”, tha ajo. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.