×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria kërkon të mos krijohet panik, por llapjanët krijojnë radhë për të blerë miell

    Reporteri
    12 Mars 2020 | 9:11

    Kosova është nga vendet e pakta që nuk ka ende asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.


    Pavarësisht kësaj qytetarët kanë filluar të ndërmarrin masa në rast se do t’iu duhet të izolohen nëpër shtëpi.

    Blerje të shumta të produkteve ushqimore dhe atyre higjienike po bëhet anembanë vendit.

    Madje radhë të gjata janë krijuar sot në Podujevë në një nga fabrikat e miellit, ku qytetarët po presin të furnizohen me një nga produktet kryesore për çdo familje, raporton Indeksonline.

    Siç duket pavarësisht fatit të mirë që nuk ka asnjë të infektuar me koronavirus, qytetarët po parapërgatiten.

    Zv/kryeministri i vendit, Haki Abazi apeloi mbrëmë tek qytetarët që të mos blejnë mallra dhe gjësend4e më shumë se zakonisht, pasi nuk ka nevojë për një gjë të tillë.

    “Marketet do të jenë vazhdimisht të furnizuara. Në gjithë botën, edhe aty ku ka epidemi, tregtia vazhdon. Pra nuk ka nevojë të blini mallra dhe gjësende më shumë se zakonisht.Po ashtu, i bëjmë thirrje tregtarëve të mos i shtrenjtojnë produktet pa nevojë dhe artificialisht. Ky shtrenjtim duhet ndalur, përndryshe qeveria do të detyrohet të marrë masa”, tha ai.

    Ai theksoi se s’do të ketë kufizim të tregtisë së jashtme dhe të brendshme.

    Qeveria e Kosovës mbrëmë zhvilloi një mbledhje të jashtëzakonshme ku edhe u morën një sërë masash për të parandaluar apo mbajtur sa më larg këtë virus, për të cilin OBSH dje shpalli gjendje pandemike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!