×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria konferencat i mban në oborr, karriget për gazetarë i vendos në distancë 1 metër

    Reporteri
    21 Mars 2020 | 15:23

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas pak pritet të mbajë konferencë për media lidhur me situatën me koronavirus në Kosovë.


    Mirëpo, kësaj radhe do të jetë një konferencë më ndryshe, për shkak se do të mbahet në ambient të hapur, e kjo pikërisht si masë mbrojtëse, shkruan Reporteri.net.

    Aty janë vendosur edhe ulëset e gazetarëve por në distancë për 1 metër nga njëri-tjetri.

    Ky veprim i Qeverisë vjen pas thirrjeve të vazhdueshme për t’u mbrojtur nga koronavirusi COVID-19, e ku distanca larg njëri-tjetrit duhet të jetë 1 metër.

    Deri më tash as kryeministri Kurti, e as Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia nuk është se kishin respektuar distancën e nevojshme, e kjo për shkak të natyrës së tyre të punës.

    Kujtojmë se numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë, gjatë ditës së djeshme ka shkuar në 24./Reporteir.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!