Partia Socialdemokrate ka reaguar lidhur me testimet që po bëhen për Coronavirusin.
Meqenëse gjatë ditës së sotme është thënë se Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, i kanë mbetur vetëm 600 teste.
Madje këta të fundit thonë se Qeveria Kurti ka gënjyer lidhur me numrin e testeve, shkruan Reporteri.net
Ndërkohë që nuk dihet ende se kur do të ndodhë furnizimi me teste shtese.
Më 28 mars 2020, Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka thënë që “Shtatë mijë teste mbërritën sot në Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për RT-PCR.” Në raportimin e IKSHP të datës 16 prill thuhet që: “nga data 8 shkurt deri më 16 prill 2020, në laboratorin e këtij instituti janë testuar 3915 mostra të dyshimta.
Nëse deklarata e Ministrit Vitia do të ishte e saktë, ne Kosovë do të duhet të ishin në dispozicion 3085 teste e jo vetëm 600 te tilla siç ka deklaruar ISHPK.
Kjo është hera e dytë që ministri Vitia gënjen. Edhe kur u morën masat e fundit për kufizimin e lëvizjes, ai gënjeu në konferencë për shtyp duke thënë që këto masa janë marrë në konsultim me Kryetarët e Komunave. Kjo më vonë u demantua nga vet Asociacioni i Komunave të Kosovës.
Veprime të tilla, të papërgjegjshme, kanë bërë që tek qytetarët të rritet konfuzioni. Nuk mjaftojnë videot ku Kryeministri në detyrë bën monolog para kamerës. As veprimet e vendimet popullsitë nuk e rregullojnë situatën në terren.