×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria Kurti mblidhet në orën 15:30

    Reporteri
    12 Mars 2020 | 14:32

    Qeveria e Republikës së Kosovës  do të mblidhet sot në orën 15:30.  Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media të lëshuar nga Zyra e kryeministrit.


    “Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës në ndërtesën e Qeverisë në orën 15:30”, thuhet në njoftim, mirëpo aty nuk është dhënë asnjë informacion për arsyen për të cilën Kurti do të mbledhë ministrat, shkruan Reporteri.net.

    Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, Qeveria e Kosovës në mbledhjen  që e mbajti mori masa kundër koronavirusit duke pezulluar mësimin deri më 27 mars.

    Gjithashtu në mbledhjen e qeverisë u vendos edhe për disa masa të tjera në luftën kundër koronavirusit: Pezullimi i përkohshëm i linjave ajrore dhe tokësore, të gjithë udhëtarët që do të kontrollohen në hyrje-daljet e Kosovës, dhe të gjitha aktivitetet publike do të mbyllen përkohësisht. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!